Out of Muse bashkon Borisllava Jordanova (vokal), Radosllav Marinçev (kitarë), Snezhanka Borisova (bas kitarë) dhe Nikollaj Stanev (bateri). Muzikantët shënojnë një vit që nga formimi i grupit me një album të vet të debutimit. E titulluan “Emri yt”, nga një prej këngëve në të. Dhe ata janë gjithsej shtatë dhe janë në bullgarisht, pavarësisht se emri i grupit është në anglisht. Autorë të të gjitha këngëve (muzikë dhe tekst) janë katër muzikantët.
“Ne e quajtëm grupin “Out of Muse” sepse nuk kemi një muzë specifike, frymëzimi ynë vjen nga kudo - nga njerëzit përreth nesh, nga puna jonë së bashku... – tha për Radio Bullgarinë Borisllava, vokalistja e grupit. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” për këngë popullore, vazhdoi arsimin në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”, duke shtuar si specialitet kompozicionin dhe aktualisht kryen studimet master në menaxhimin e muzikës. Para pak kohe ajo ishte ndër bashkëpunëtorët e Radio Bullgarisë dhe shkroi disa materiale interesante për auditorin tonë.
Anëtarët e tjerë të grupit janë gjithashtu të angazhuar profesionalisht në muzikë, ndërsa Nikollaj po studion në të njëjtën kohë për drejtësi. Të katër marrin pjesë në projekte të natyrave të ndryshme, gjë që pasuron tingullin e këngëve të tyre, të cilat kanë ndikime funk, etno, blues e deri në metal.
Albumi “Emri yt” u incizua me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar “Kultura” dhe prej disa ditësh është në të gjitha platformat muzikore. Ai do të prezantohet më 14 dhjetor në një klub të kryeqytetit. Grupi do të prezantojë edhe disa nga këngët e tyre më të fundit, të cilat do të dalin në tregun muzikor në fillim të vitit të ardhshëm.
Foto: Facebook / Out of Muse
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti..