Mbi 109 000 persona në vendin tonë nuk kanë dokument identiteti, njoftoi avokatja Diana Dragieva nga Programi i Mbrojtjes Ligjore të Komitetit Bullgar të Helsinkit. Adresat e qindra personave fshihen nga regjistri me heqjen e ndërtimeve pa leje dhe kur sistemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme tregon një adresë të pavlefshme ose të fshirë, pason refuzimi për të nxjerrë një dokument personal. Një numër i madh i këtyre njerëzve përfundojnë në strehimore për të pastrehët - të privuar nga identiteti i tyre civil. Ata nuk kanë akses në shërbimet shëndetësore, sociale dhe administrative, tha avokati. Personat me adresë të fshirë janë të detyruar të japin një të re dhe nëse nuk e bëjnë, gjobiten.
Pra, ata detyrohen, shpesh në buzë të ligjit, të regjistrohen diku. “Pa ndërhyrjen e politikanëve këto praktika të paligjshme administrative do të vazhdojnë”, ishte kategorike avokatja Diana Dragieva.
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..