Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa përfshin në listën e zezë 200 individë dhe persona juridikë të rinj rusë

Foto: EPA/BGNES

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së arritën një marrëveshje në parim për të vendosur sanksione ndaj afro 200 personave fizikë dhe juridikë rusë. Sanksionet do të prekin edhe mediat ruse, të cilat “helmojnë hapësirën publike me dezinformata të vazhdueshme”, sipas fjalëve të Josep Borel. Përfaqësuesi i lartë evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë tha gjithashtu se është rënë dakord që buxheti i BE-së për mbështetjen ushtarake të Ukrainës të rritet me 2 miliardë euro dhe, nëse është e nevojshme, të plotësohet me 3.5 miliardë euro të tjera.

Paketa e nëntë e sanksioneve të BE-së vjen në mes të sulmeve ajrore ruse në vazhdim mbi sistemet e ngrohjes dhe furnizimit me ujë të Ukrainës në fillim të dimrit të ftohtë. Ai përfshin gjithashtu masa ekonomike - vendosjen e një embargoje për investimet në sektorin minerar rus, ndalimin e shitjes së teknologjive me përdorim të dyfishtë për 169 kompani ruse, ngrirjen e aseteve të Bankës së Kreditit të Moskës dhe Bankës “Dalnjevostoçnij”.

Ndërkohë, presidenti Vollodimir Zelenski u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të G7 që t'i sigurojnë Ukrainës 2 miliardë metra kub gaz natyror, si dhe tanke moderne, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe instalime artilerie.

Shtetet e Bashkuara dërguan pajisje energjetike me vlerë 13 milionë dollarë në Ukrainë për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të vendit.

Rusia tashmë po përdor predha dhe raketa të prodhuara 40 vjet më parë, sepse shteroi rezervat e saj të municioneve, thonë nëpunësit e inteligjencës ushtarake amerikane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

30 janë arrestuar deri më tani për tregtimin e votave përpara zgjedhjeve të 27 tetorit

Qëllimi kryesor është që të mos ketë deformime në procesin zgjedhor, të mos ketë shkelje në zhvillimin e zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev para mbledhjes së qeverisë. “Duke qenë se është shumë aktuale tema se si e kryen..

botuar më 24-10-15 11.54.PD
Atanas Zaprjanov

Avioni stërvitor-luftarak L-39 i rrëzuar ka qenë teknikisht i drejtë

Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të drejtpërdrejtë në organizimin e fluturimit. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..

botuar më 24-10-15 10.59.PD

Presidenti priti një delegacion biznesi nga SHBA

Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të kompanive kryesore nga shteti i Virxhinias, SHBA, në fushën e teknologjisë së lartë,..

botuar më 24-10-15 10.04.PD