Gjendja e sektorit të rritjes së shpendëve në Bullgari është jashtëzakonisht alarmante. Ngadalë por me siguri, prodhuesit bullgarë po humbasin pozitat e tyre në tregun vendas, mesatarisht me 5% në vit, dhe kërkesat e mbarështuesve të shpendëve janë injoruar nga disa qeveri të njëpasnjëshme bullgare.
“Mishi polak dhe ai hungarez vjen në vend të mishit bullgar, vjen gjithmonë në Bullgari të premten në mbrëmje dhe nuk do të thosha se cilësia e tij është më e mirë - pohon Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të Mbarështuesve të Shpendëve në Bullgari dhe saktëson: - Ne kemi arsye të mjaftueshme për t'i kërkuar Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore që të kontrollojë vazhdimisht për salmonelën, sepse të premten pasdite, para larjes së thertoreve, kur rreziqet e salmonelës janë më të larta, Polonia dhe Hungaria e dërgojnë prodhimin e tyre në vendet ku kontrolli është i ulët, duke përfshirë edhe Bullgarinë”.
Sindikata e mbarështuesve të shpendëve ka tre kërkesa: kontroll fiskal, kontroll të cilësisë (përkatësisht datën e skadencës dhe mungesën e salmonelës) dhe etiketim korrekt të produkteve finale. “Mekanizmi është i njëjtë dhe vlen për të gjithë mishrat në treg”, thekson Gëllëbov.
“Etiketimi është një problem kryesor. Në dyqane, në asnjë produkt nuk shkruhet saktë nëse produkti është marrë nga një mish i freskët dhe cila është origjina e tij. Nëse shkruhet: "Kjo fileto ose ky biftek është bërë nga pula polake e shkrirë", nuk jam i sigurt se do të blihet me të njëjtën dëshirë siç blihen produktet më të lira për momentin. Ne jemi një nga konsumatorët më të varfër në Evropë dhe njerëzit tundohen nga çmimi. Por nëse ka informatë të qartë për produktin, çdo përdorues do të jetë i qartë nëse të blejë produktin përkatës apo jo. Thjesht duam rregulla të njëjta në treg dhe për këtë insistojmë para disa qeverive radhazi”, theksoi bashkëbiseduesi ynë.
“Është një praktikë normale të shkrihet mishi i ngrirë dhe të gatuhet - shpjegon Ivajllo Gëllëbov. - Por çfarë bëhet në disa raste? Blihet mish i ngrirë, i cili është i lirë, sepse pas ngrirjes fillestare, çmimi bie me 20% për shkak të cenimit të cilësive të shijes. Ky mish shkrihet, pritet, aromatizohet, ngrihet përsëri dhe ofrohet për pjekje ose gatim. Nuk ka interes për mishin e ngrirë në Evropë, kështu që ai dërgohet në destinacione ku ka interes për produkte të tilla. Bullgaria është një prej tyre”.
Në legjislacionin evropian, kjo mënyrë e trajtimit të mishit nuk është e ndaluar, por zbatohet për produktet e trajtuara me nxehtësi, të cilat pas këtij procesi ngrihen për të pasur një afat të gjatë skadimi. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e mishit të pulës, kroketat etj.
“Bëhet fjalë për shkrirje, shtim uji dhe fosfatesh etj., kështu që produkti të jetë fitimprurës. Në fakt shkrirja dhe aromatizimi sjell një vlerë të shtuar për operatorët dhe një shije të keqe në gojën e konsumatorëve, si dhe një amëz edhe më të keqe për mbarështuesit e shpendëve në Bullgari, të cilët kanë vendosur ta nxjerrin bukën e gojës me një biznes të ndershëm”.
Duhet të kërkohen mekanizma për të stimuluar prodhimin vendas, por në Planin e ri Strategjik, i cili do të zëvendësojë Programet aktuale të Zhvillimit të Rajoneve Rurale, parashikohet një ulje e intensitetit të ndihmës nga 50 në 30%, dhe në nivelet aktuale të inflacionit blegtoria dhe mbarështimi i shpendëve nuk stimulohen në asnjë mënyrë, thonë punonjësit në këtë industri.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, BGNES
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..