Karllos Nasar fitoi medaljen e artë në shtytje dhe theu rekordin botëror në lëvizje në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Bogota (Kolumbi). Bullgari 18-vjeçar bëri tre tentime të pasuksesshme në lëvizjen e parë - hedhjen, më pas arriti një rekord prej 220 kg në përpjekjen e tij të tretë në shtytje.
Në përpjekjen e tij të parë me shtytje, bullgari shënoi 212 kg dhe theu rekordin botëror për të rinj. Më pas ai dështoi në 217 kg, por në përpjekjen e tij të tretë në 220 kg siguroi medaljen e artë në atë lëvizje dhe theu gjithashtu rekordin botëror të meshkujve.
Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë nga kampionati, pasi Bozhidar Andreev fitoi medaljen e argjendtë në shtytje në kategorinë 73 kg.
Pjesëmarrja e Bullgarisë në garë vazhdon të mërkurën.
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..