Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria maqedonase akuzon për racizëm kryetarin e klubit bullgar në Manastir

Foto: BGNES

Ljubpço Georgievski, kryetar i klubit kulturor bullgar "Ivan Mihajllov" në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, është akuzuar zyrtarisht për racizëm dhe ksenofobi, njoftoi BGNES. Georgievski është thirrur të paraqitet si i pandehur në prokurori në lidhje me çështjen e 16 dhjetorit. Në rast se ai refuzon të paraqitet, do të sillet me forcë, thuhet në thirrje.

Klubi bullgar “Ivan Mihajllov” është regjistruar 3 vite më parë, por pas hapjes zyrtare të godinës së tij në prill të vitit 2022, u organizua një sulm institucional dhe mediatik ndaj drejtuesve dhe mbështetësve të klubit. Dy javë më parë pati dhe të shtëna në klubin bullgar në Ohër – “Car Boris III”. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD