Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Për herë të parë, Frontex do të ruajë jashtë BE-së në kufijtë e Ballkanit Perëndimor

Që në vitin 2023, BE-ja do të vendosë oficerë të Agjencisë së Kontrollit të Kufirit Frontex në territorin e vendeve të Ballkanit që duan t'i bashkohen komunitetit. Kjo do të jetë hera e parë kur stafi i agjencisë do të vendoset jashtë juridiksionit të saj. Arsyeja e masës është se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova kanë marrëveshje pa viza me vendet e treta, përfshirë vendet me të ardhura të ulëta. “Rregullimi i regjimit të vizave është i detyrueshëm”, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. “Është e papranueshme që Ballkani Perëndimor të ketë marrëveshje për viza me vende të treta, qytetarët e të cilëve përdorin boshllëqet për të hyrë në BE”, shtoi komisioneri, cituar nga BGNES.

Përmes Bullgarisë kalojnë çdo vit 2 milionë kamionë me mallra turke për Evropën

Në Bullgari punojnë 2200 kompani turke me 50 000 punonjës, njoftoi Burhan Nemutlu, kryetar i Dhomës së Tregtisë Bullgaro-Turke. Tregtia dypalëshe në vitin 2021 është 6.5 miliardë dollarë. Nga ato importet turke në Bullgari arritën në 4 miliardë dollarë, tha Zeki Sarabekir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turko-Bullgar. Në vitin 2022, tregtia mes dy vendeve pritet të arrijë në 8 miliardë dollarë. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit ajo është rritur me 22%. “Arritja e një shkëmbimi tregtar prej 10 miliardë dollarësh mund të arrihet në 2 vjet”, beson Sarabekir. Çdo vit, 2 milionë kamionë dërgojnë mallra nga Turqia në Evropë përmes Bullgarisë, shkruan Hurriyet, duke iu referuar rezultateve të takimit dypalësh të biznesit "Bulgaria Sourcing from Türkiye" të mbajtur në Stamboll.

Transportuesit janë më të prekur nga mospranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Humbje prej miliona eurosh parashikohen nga transportuesit përtej Danubit nëse Sofja dhe Bukureshti ndahen për Shengenin. Nëse Rumania i bashkohet Shengenit dhe Bullgaria jo, kjo do të rrisë kohën për kontrollet kufitare dhe një kamion i bllokuar në kufi do t'u kushtonte transportuesve midis 800 dhe 1000 euro në ditë, thanë përfaqësuesit e industrisë për agjencinë rumune Mediafax.
“Shoferët e kamionëve qëndrojnë nga 12 deri në 24 orë, ndonjëherë edhe 72 orë në pikat e kontrollit Kallafat-Vidin dhe Giurgiu-Ruse, si dhe në kufirin me Hungarinë. Ata paguhen për këto orë. Problemi është se orët e tyre të punës po mbarojnë dhe ata duhet të gjejnë një vend për të parkuar”, komentoi Mircea Vlah, menaxher i përgjithshëm i Dumagas, një nga transportuesit më të mëdhenj të mallrave në Rumani.

Prishtina ka caktuar zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në komunat serbe

Në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi se Prishtina do të dorëzojë kandidaturën e saj për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2022. Ajo hodhi poshtë mundësinë e një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se forumi nuk është vendi i duhur për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportoi FoNet. Beogradi u zemërua sërish me Prishtinën, sepse Osmani caktoi zgjedhje të parakohshme lokale në katër komuna të banuara nga serbët në veri të Kosovës për më 18 dhjetor. Zgjedhjet janë të domosdoshme pasi serbët e Kosovës u tërhoqën nga të gjitha institucionet në Kosovë më 5 nëntor për shkak të mosmarrëveshjes me regjistrimin serb të veturave kosovare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se nuk mund t'i zhvillojnë zgjedhjet në kushte tensioni dhe sulmesh ndaj administratës zgjedhore.

Madje në Shengen po vazhdon mosmarrëveshja kufitare slloveno-kroate

Gjiri i Piranit ka qenë objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Sllovenia mbështeti hyrjen e Kroacisë në Shengen, por bashkangjiti një deklaratë ku thuhet se kufiri midis dy vendeve është i përcaktuar qartë. Kroacia u përgjigj menjëherë se kufiri nuk është përcaktuar ende, njoftoi transmetuesi kombëtar kroat HRT. Sllovenia thekson se kufiri detar mes dy vendeve është përcaktuar me një vendim arbitrazhi më 29 korrik 2017 dhe se ky është vendimi përfundimtar dhe detyrues. Në përgjigje, Zagrebi theksoi se Parlamenti kroat ka vendosur njëzëri më 29 korrik 2015 të tërhiqet nga procedura e arbitrazhit për shkak të shkeljeve të konsiderueshme të marrëveshjes së arbitrazhit. "Kufiri i përbashkët tokësor dhe detar midis Kroacisë dhe Sllovenisë duhet ende të vendoset në mënyrë paqësore, në përputhje me ligjet ndërkombëtare," thuhet në qëndrim.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Reuters, EPA/BGNES, arkiv


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD