Më 8 dhjetor, studentët bullgarë shënojnë festën e tyre për të 119-tën herë radhazi. Ideja erdhi nga Ministri i Arsimit Prof. Ivan Shishmanov, i cili në vitin 1897 propozoi që Shkolla e parë e Lartë në Bullgari të ketë “një festë më të veçantë, të vetin”, kujton BTA. Vendimi u mor më 2 nëntor 1902, kur në mbledhjen e tij Këshilli Akademik i Shkollës së Lartë përcaktoi ditën e edukatorit Shenjtor Kliment Ohridski - 25 nëntorin (8 dhjetor sipas stilit të ri), për festën e tij. Një vit më pas, studentët e përkujtuan atë në sallën e Vatrës së Kulturës “Sllavjanska beseda” në Sofje, dhe në vitin 1905, në Rregulloren e Shkollës së Lartë u shkrua për herë të parë teksti se 25 nëntori është festa e mbrojtësit të saj.
Për shkak të vendosjes zyrtare të Kalendarit Gregorian në Bullgari, nga viti 1916 festa e universitetit u zhvendos 13 ditë përpara dhe filloi të shënohej më 8 dhjetor.
Pas vitit 1944 festa e studentëve u zhvendos më 17 nëntor, kur është Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Studentor, por në vitin 1962 festa e universitetit u rikthye sërish më 8 dhjetor.
Disa vite më vonë, në vitin 1968, Kisha Ortodokse Bullgare caktoi përsëri 25 Nëntorin si ditë e Shën Kliment Ohridski, dhe Këshilli Akademik i Universitetit të Sofjes vendosi gjithashtu që të kthejë datën e festës së patronit më 25 nëntor, ditën e Shën Klimenti, kryepeshkopi i Ohrit, për ta ndarë nga data 8 dhjetor. Kështu, 8 dhjetori mbetet një datë laike dhe një festë e dashur për studentët bullgarë.
Që nga viti 1994, kjo ditë u shpall zyrtarisht nga Këshilli i Rektorëve si ditë jashtëshkollore dhe festë për të gjithë studentët bullgarë.
Sipas të dhënave të edicionit të fundit të Sistemit të Vlerësimit të Shkollave të Larta, numri i studentëve në vendin tonë është mbi 200 mijë. Mbi 28 mijë prej tyre ndjekin ekonominë.
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..