Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gati 6 për qind e mostrave për Covid-19 janë pozitive

Foto: Pixabay

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 204. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 5.79 për qind e 3519 testeve të kryera rezultuan pozitive.

Në spitale janë të shtruar 352 të infektuar, nga të cilët 43 janë në terapi intensive.

Një pacient me Covid të konfirmuar ndërroi jetë ndërsa 134 u shëruan në 24 orët e fundit.

Të merkurën u imunizuan 378 veta kundër koronavirusit. Tashmë në vendin tonë janë 2 074 389 persona që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Me doza përforcuese janë 935 356, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 62 787.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD