Bullgaria ka të gjitha shanset për t’u bërë pjesë e Shengenit vitin e ardhshëm. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Radev konfirmoi se vendi ynë vazhdon të punojë në të gjitha nivelet e diplomacisë për temën e anëtarësimit tonë dhe u bëri thirrje palëve që të mos e politizojnë këtë temë. “Të mos lejojmë që kjo çështje të përdoret si një grindje personale midis liderëve partiakë. Ka diçka shumë të rëndësishme që duhet bërë - ky parlament duhet të miratojë ligjet sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Kjo është gjëja që duhet të bëhet”, komentoi presidenti.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..