Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Austria dhe Holanda për momentin i thonë "Jo" Bullgarisë për Shengen

Foto: schengenvisainfo.com

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se Bullgaria mund të bëjë hapa përpara në rrugën e saj drejt Shengenit, por vitin e ardhshëm. Këtë ai e deklaroi në Tiranë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. “Në këtë fazë për Bullgarinë nuk është “Jo”, por “Jo akoma!”. Kam biseduar me presidentin Rumen Radev. Jam optimist se vitin e ardhshëm mund të bëjmë hapa përpara”, tha Rutte.

Edhe kancelari austriak Karl Nehammer deklaroi se Austria kundërshton pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. “Duhet më shumë kohë. Në Austri kemi 75 mijë emigrantë ilegalë të paregjistruar. Kjo do të thotë se ata kaluan kufirin e jashtëm të BE-së dhe mbërritën në një vend të brendshëm siç është Austria. Së pari duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve të sigurisë”, u arsyetua Nehammer.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me 99.03% protokolleve të përpunuara të KQZ-së: Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione

Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhëna të ndërmjetme nga 99.03% të protokolleve të përpunuara. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione..

rinovuar më 24-10-28 11.26.PD

Krahinat perëndimore votuan besim te GERB-SDS

Bashkatdhetarët tanë nga Krahinat Perëndimore i dhanë mbështetjen më të madhe GERB-SDS, njoftoi korrespondenti i BNR në Kjustendill Kirill Falin, duke cituar rezultatet e votimit në dy seksionet në Bosilegrad dhe Caribrod.Në të dy qytetet..

botuar më 24-10-28 11.17.PD

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjedhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD