Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..