Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një person vdiq me Covid, nuk u administrua asnjë vaksinë gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

41 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 17 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 56% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5.3% e 773 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive është 4474. 5 të infektuar u shtruan në spitale. 2 prej tyre ose 40% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital janë 356. 40 të infektuar mbeten në terapi intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh u regjistrua një person i ndjerë me COVID-19, i cili nuk ishte imunizuar. Numri i personave që kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit është 38 050. Të shëruarit të dielën janë 7. Nuk është bërë asnjë vaksinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD