Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zbuluan derra të egër me murtajë afrikane

Foto: bfsa.bg

Ekipet e gjuetisë në rajonin e qytetit Ruse qëlluan tre derra të egër të infektuar me murtajë afrikane. “Sapo kemi mostra pozitive në fillim të sezonit, është shqetësuese për fermat e derrave dhe fermat private”, tha për BNR Dr. Nikollaj Nenov nga Agjencia Rajonale e Sigurisë Ushqimore.U mblodh Komisioni Epiziotik në rajonin e Ruses. Ajo urdhëroi që kafshët e sëmura të varrosen dhe të vendoset një regjim më i rreptë kontrolli dhe biosigurie në fermat e derrave.

Në vitin 2019, sëmundja u bë shkak për zhdukjen e dhjetëra mijëra kafshëve në fermat e derrave. Që atëherë, gjuetarëve u kërkohet të dorëzojnë mostra për testim për murtajën afrikane nga të gjithë derrat e egër të qëlluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Drejtësisë propozon masa kundër zvarritjes së proceseve të aksidenteve të rënda rrugore

Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..

botuar më 25-04-08 9.28.PD

Masat kundër luftës në rrugë janë në fokus të një takimi me kryeministrin

Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..

botuar më 25-04-08 9.10.PD

Parashikimi i motit për 8 prillin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-04-07 7.40.MD