Prokuroria Evropiane zbuloi një skemë të gjerë të mashtrimeve me TVSH-në në të gjitha 22 vendet pjesëmarrëse në institucion. Mes tyre është Bullgaria, por edhe vende jashtë BE-së si Shqipëria, Kina, Serbia, Singapori, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA. Operacioni “Admiral” është kundër skemës më të madhe kriminale të mashtrimit më TVSH-në të zbuluar në Evropë. Dëmet janë për mbi 2.2 miliard euro dhe hetimi po vazhdon. Gjithçka nis në prill të vitit 2021. Zyra portugeze e Tatimeve në Koimbra, teksa inspektonte një kompani që shet celularë, tableta dhe aksesorë elektronikë, kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë Evropiane. Doli se kompania është e lidhur me mbi 9000 persona juridikë dhe mbi 600 individë.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..