Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.
Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.
Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.
Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.
Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..