Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e re e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë u hap në Shkup

Foto: Qendra Kulturore dhe Informative e Bullgarisë

Shtëpia e re e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë u hap zyrtarisht sot në Shkup në rrugën “Nikolla Vapcarov” nr.6, njoftoi BGNES. Deri më tani qendra ishte e vendosur në Ambasadën bullgare në kryeqytetin maqedonas. Në mesin e të ftuarve të ngjarjes ishin ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer, ministri bullgar i kulturës Velisllav Minekov, ambasadori bullgar në Republikën e Maqedonisë Angell Angellov. U hap gjithashtu një ekspozitë e përbashkët “Së bashku II”, ku përfshihen piktura të krijuesve bashkëkohorë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. “Sot jemi të gjithë së bashku – përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – për të treguar se kultura është e rëndësishme për dy shoqëritë tona dhe se është ai sektor i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona që na afron”, theksoi drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup Antonija Veleva.

Në kuadrin e vizitës ministri bullgar i kulturës u takua me kolegen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinova-Stojçevska, e cila shprehu kënaqësinë për hapjen e objektit të ri dhe modern të Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut shprehu edhe një herë dëshirën që ekspertët e tyre në fushën e restaurimit dhe konservimit të ndihmohen nga kolegët e tyre bullgarë të cilët kanë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme në këtë fushë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD