Ministria e Punëve të Jashtme dënon kategorikisht të shtënat në klubin bullgar “Car Boris III” më 23 nëntor 2022 në Ohër.
Ky akt kriminal është sulmi i tretë kundër Klubit “Mbreti Boris III” në më pak se dy muaj, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi sulmi i mëparshëm ndodhi vetëm dy ditë më parë dhe një notë verbale u dërgua në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje.
Ministria e Jashtme bullgare pret që autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur për të zbuluar dhe për të vënë para drejtësisë autorët e krimit kundër Klubit “Mbreti Boris III”.
Lidhur me këtë, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr në takim znj. Agneza Rusi-Popovska, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Maqedonisë së Veriut, së cilës do t’i dorëzohet një notë të protestës.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..