G-7 po shqyrton mundësinë e kufizimit të çmimeve të naftës së papërpunuar ruse, të transportuar nga deti, në diapazonin 65-70 dollarë për fuçi, njoftoi BTA. Çështja u diskutua me përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së me idenë për të arritur një qëndrim të përbashkët. Opinionet në BE janë të ndara, disa vende kërkojnë çmime shumë më të ulëta dhe të tjera çmime më të larta. Qëllimi i diskutimeve është vendosja e një tavani për çmimin e naftës ruse të eksportuar nga deti, i cili do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor. Vendimi është pjesë e sanksioneve që supozohet të kufizojnë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës në mënyrë që të ketë më pak para për të financuar veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.
Ndërkohë, në një sërë rajonesh në Ukrainë, filloi rivendosja e furnizimit me energji elektrike, pasi tri nga katër termocentralet bërthamore që funksiononin në territorin e saj u shkëputën nga rrjeti elektrik. Në shumë vende, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, puna e rimëkëmbjes është përqendruar në infrastrukturën kritike. Në zonën Zaporozhie, energjia elektrike u rivendos. Sipas Ministrisë së Energjetikës, përveç termocentraleve bërthamore, nga rrjeti u shkëputën edhe një pjesë e madhe e termocentraleve dhe hidrocentraleve, gjë që e ka rënduar edhe më shumë situatën. Pas sulmit me raketa ruse dje, 80 për qind e familjeve në Kiev nuk kanë ujë dhe energji elektrike, njofton BTA.
Rrjeti i transmetimeve televizive, rrjeti i energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë janë të prekur. Autobusët e elektrifikuar nuk qarkullojnë për shkak të mungesës së energjisë dhe trenat e metrosë qarkullojnë në intervale më të mëdha. Gjithashtu ka një problem me internetin në të gjithë Ukrainën ndërsa në vendet ku ka lidhje operatorët celularë ankohen për mbingarkesë të kapacitetit. Energjia dhe uji pritet të rimëkëmbet brenda ditës.
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..