Më 24 nëntor Kisha Ortodokse nderon Dëshmoren e Madhe Ekaterina, e cila jetoi në fund të shekullit të III-të dhe në fillim të shekullit të IV-të. Ekaterina ishte e bija e guvernatorit të Aleksandrisë (Egjipt) në kohën e perandorit Maksimian. Nëna e saj, e cila fshihte besimin e vet në fenë e krishtere, e takoi me një oshënar që e njohu atë me besimin e krishterë. Në vitin 305, vetëm 18 vjeç, Ekaterina u burgos për besimin e saj, u torturua dhe iu pre koka. Sipas legjendës, një engjëll i Zotit e çoi kufomën e saj në malin Sinai, ku më vonë u ndërtua një manastir.
Në traditën popullore bullgare Shën Ekaterina ose Katerina, siç e quajnë, respektohet si mbrojtëse e fëmijëve. Besohet se i mbron nga fruthi.
Në këtë ditë, nënat që kanë fëmijë të vegjël gatuajnë brumë. Një pjesë e vogël e saj, e lyer me mjaltë, vendoset mbi pragun e sipërm të derës ose në çati - dhuratë për Gjyshin Fruthi, që i do ëmbëlsirat. Nga brumi i mbetur përzihet një pite, e cila gjithashtu lyhet me diçka të ëmbël.
Ajo është ende e ngrohtë kur secili nga familja merr një kafshatë prej tij me fjalët: “Shën Katerina na ndihmoftë”. U japin pak edhe qenve që të mos sëmuren nga tërbimi. Besohet se Gjyshi Fruthi nuk do të hyjë në shtëpinë ku bëhet kjo pite.
Më 24 nëntor festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin Ekaterina ose derivatet e tij - Katerina, Katja, etj. Kjo është arsyeja pse kënga që zgjodhëm sot flet për një vajzë të quajtur Katerina, e cila “u bë e famshme deri te mbreti se ajo ishte vojvode e një çete prej njëqind të rinjsh”.
Interpreton Grupi Folklorik i Fëmijëve nga fshati Satovça të Bullgarisë Jugperëndimore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..