Me një shumicë dërrmuese, eurodeputetët miratuan një rezolutë që e shpall Rusinë sponsor të terrorizmit. Nga gjithsej 12 eurodeputetë të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve që votuan kundër rezolutës, 5 janë socialistë bullgarë. Votën negative të kolegëve të tij kryetari i delegacionit të socialistëve bullgarë, Petër Vitanov e motivoi kështu: “Nuk është e mundur që me këtë rezolutë të kërkohet kufizimi i të gjitha kontakteve diplomatike. Kjo do të thotë se ne nuk kërkojmë zgjidhje paqësore, negociata, por përshkallëzim të mëtejshëm. Me këtë retorikë të rëndë, për mendimin tim, Putinit iu zgjidhen duart. Shpalleni atë terrorist dhe pastaj praktikisht do t’i zgjidhësh duart për të bërë çfarë të dojë në Ukrainë, pa marrë parasysh asgjë.” Nga eurodeputetët bullgarë, Eva Majdell nga Partia Popullore Evropiane dhe Andrej Sllabakov nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë nuk morën pjesë në votim, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd..