Bullgaria është zyrtarisht vendi më i lirë për ski në Evropë, sipas sondazhit të fundit të Post Office Travel Money, të cituar nga gazeta britanike Daily Mail.
Borovec dhe Bansko janë dy vendpushimet më të mira, thekson Daily Mail. “Prisni pista skish të nivelit të mesëm me shpate të bukura me pemë. Jeta e natës është e gjallë, ndërsa të dy vendpushimet ofrojnë restorante dhe bare të mira”, shkruan botimi.
Në Bullgari gjatë sezonit të ardhshëm dimëror pritet një rritje prej 15% e turistëve britanikë. Britania e Madhe është ndër tregjet më të mëdha për vendpushimet bullgare të skive.
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..