Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë veta kanë vdekur me Covid në 24 orët e fundit

210 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 187 nga një ditë më parë. Mbi 71.4% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5.05% e 4 157 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.44% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 94 në 7147. 60 të infektuar u shtruan në spitale. 42 prej tyre ose 70% nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 9 në 459. Janë 48 të infektuar në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë vdekje me COVID-19. Të gjithë personat e vdekur nuk kanë qenë të imunizuar. Të martën janë shëruar 299. Janë bërë 739 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD