Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U kërkua nga ukrainasit në qytetet e mëdha të kursejnë energjinë elektrike

Foto: Pexels

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht në Kiev, Odesa, Sumi dhe Vinica, njoftoi Reuters.

Agjencia vëren se kjo ndodhi në një kohë kur Ukraina po përpiqet të rivendosë sistemin e saj energjetik pas sulmeve ruse. Në Herson, të moshuarit dhe njerëzit e cenueshëm u nxitën të përgatiten për evakuim vullnetar, sepse qyteti është pa energji elektrike dhe ujë pas tërheqjes ruse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm bërthamor pas bombardimeve të fundit të dielën në termocentralin bërthamor më të madhi në Evropë – Zaporizhie, të pushtuar nga Rusia. Katër ekspertët e IAEA pohojnë se “gjendja e gjashtë reaktorëve është e qëndrueshme. Karburanti i shpenzuar, karburanti i ri dhe mbetjet radioaktive në depo janë të paprekura.” Njoftohet për ndërtesa dhe pajisje të dëmtuara.

Në Twitter, nënpresidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për punët e jashtme, Josep Borrell, i quajti goditjet në centralin Zaporozhie një “aventurë bërthamore ruse” që është e papranueshme dhe duhet të ndalet.

Duke folur për Le Journal du Dimanche, ministri francez i forcave të armatosura Sébastien Lecornu paralajmëroi Kievin se Rusia do të ndryshojë taktikat e saj ushtarake në Ukrainë këtë dimër, duke rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile dhe të infrastrukturës në vend të operacioneve tokësore. Sipas Institutit për Studimin e Luftës ISW me bazë në SHBA, në javët e ardhshme, forcat ukrainase do të përpiqen të kontrollojnë Kinburnskaja Kosa, në bregun e majtë të Dnieper, raporton UNIAN.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD