Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria iu bashkua padisë së Ukrainës kundër Rusisë në Hagë

Foto: BGNES

Më 18 nëntor 2022, Bullgaria dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë një Deklaratë për përfshirje në padinë e Ukrainës kundër Federatës Ruse sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit. Këtë e njofton  në faqen e saj Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Dorëzimi i deklaratës është në përputhje me vendimin e Kuvendit Popullor të datës 3 nëntor të këtij viti, thuhet në sajt.

Kështu  Bullgaria bëhet vendi i 24-të në botë dhe i 20-ti në BE, që ndërhyri drejtpërdrejt në padinë e Ukrainës kundër Rusisë, thekson “Evropa e Lirë”. Padia  u ngrit me një ankesë nga Ukraina, e paraqitur disa ditë pas fillimit të agresionit rus. Moska e bojkotoi procesin. Sipas saj, ky proces nuk është në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD