Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dielën nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar

Foto: БГНЕС

51 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 33 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.44% e 791 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6.4% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u rrit me 36 në 7614. 6 të infektuar u shtruan në spitale. Pesë prej tyre nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u ulën me 3 në 483. Në terapi intensive janë 55 të infektuar.

Për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. Të dielën u kuruan 15 veta. Janë administruar 2 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD