Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një delegacion nga IMEC në Belgjikë vizitoi Universitetin Teknik në Sofje

Foto: Facebook/ Technical University of Sofia

Përfaqësues të Qendrës Evropiane dhe Botërore të Kërkimit dhe Zhvillimit IMEC në Belgjikë vizituan Universitetin Teknik në Sofje, njoftoi qendra për shtyp e universitetit. Ata vizituan laboratorët e Qendrës Kombëtare për Mekatronikë dhe Teknologji të Pastra, si dhe kompleksin laboratorik në “Sofia Tech Park”. Të ftuarit u njohën me ecurinë në veprimtarinë kërkimore-arsimore, si dhe me zhvillimet  biznes në fushën e mikroelektronikës, mekatronikës, inteligjencës artificiale dhe aplikimet e tyre.

Zëvendëspresidenti i IMEC Jo de Bock dhe kryetari i lidhjeve me qeverinë Christophe Lux biseduan me ministrin në detyrë të inovacionit dhe rritjes Aleksandër Pulev dhe Rektorin e Universitetit Teknik në Sofje Prof. Dr. Ing.Ivan Kralov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD
Mbreti Abdullah II

Mbreti i Jordanisë Abdullah II mbërrin në Sofje për një takim mbi "Procesin e Akaba"

Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..

botuar më 25-03-31 2.59.MD