Policë nga BE patrullojnë në Kosovë për shkak të problemit me targat
135 policë nga misioni i BE-së (EULEX) filluan të patrullojnë, duke përfshirë më këmbë, në Kosovën Veriore të populluar me serbë. Këtë e njoftoi udhëheqësi i misionit, suedezi Lars-Gunnar Vigemark para kossev.info. Shkak për këtë është tensioni rreth urdhëresës së qeverisë në Prishtinë për të riregjistruar makinat me targa serbe, të preferuara nga serbët vendas, me ato të Kosovës. EULEX-i po ndihmon me sigurinë pasi policët serbë të Kosovës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj urdhrit. Kërkesa hyri në fuqi që nga fillimi i muajit pas disa shtyrjeve për shkak të protestave serbe. Për momentin shoferët me targa të Serbisë marrin vetëm paralajmërime, por nga java e ardhshme mund të gjobiten. Brukseli po punon fort për një zgjidhje për uljen e tensioneve përpara 21 nëntorit.
Sllovenia zgjodhi presidenten e saj të parë femër - Natasha Pirc Musar
Kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar u bë presidentja e parë femër e Sllovenisë pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Juristja 54-vjeçare në fushën e të drejtës së medias dhe të drejtave të njeriut mori mbështetjen e 54 për qind të votuesve. Ajo kandidoi si kandidate e pavarur në zgjedhje, por u mbështet nga qeveria e qendrës së majtë në balotazh. Kandidati tjetër ish ministri i jashtme Anzhe Logar i mbështetur nga Partia Demokratike Sllovene e qendrës së djathtë, mblodhi 46 për qind të votave në raundin e dytë. Më 23 dhjetor, presidenti i ri do të marrë detyrën nga Borut Pahor, i cili nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandat të tretë. Presidenti i Sllovenisë ka një funksion kryesisht përfaqësues.
Me një demonstratë në Greqi kujtuan ata që vdiqën në trazirat kundër juntës në 1973
Mijëra grekë demonstruan më 17 nëntor në Athinë për të shënuar përvjetorin e trazirave të studentëve në vitin 1973. Protesta vjetore, në të cilën demonstruesit tradicionalisht drejtohen te ambasada e SHBA-së, të akuzuar nga shumë grekë për mbështetjen e diktaturës ushtarake të viteve 1967-1974, shpesh përshkallëzohet në një protestë kundër politikës së qeverisë, njofton BTA. Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrime “SHBA dhe NATO, dilni jashtë” dhe “Luftë për paqe dhe çarmatim”. Tensionet mes policisë dhe protestuesve u përshkallëzuan për pak kohë. Tradicionalisht, një grup demonstruesish mbanin flamurin grek të lyer me gjakun e studentëve nga trazirat e vitit 1973.
Qytetarët vendosën lule para Politeknikut të Athinës – një vend legjendar për grekët. Ishte ky universitet që u revoltua kundër diktaturës së kolonelëve në Greqi dhe u pushtua nga tanket në nëntor 1973. Si rezultat vdiqën 23 persona dhe u plagosën mbi 1500. Revolta në Politeknikun konsiderohet si fillimi i një sërë ngjarjesh që çuan në rënien e juntës ushtarake dhe rivendosjen e demokracisë në Greqi.
Termocentrali më i madh diellor në Evropë do të ndërtohet në Rumani
Rumania planifikon të ndërtojë një termocentral diellor me një kapacitet prej 1044 MW. Ai pritet të pajiset me një sistem ruajtjeje energjie 4-orëshe prej 135 MW. Projekti është në fazën përfundimtare të zhvillimit, njofton faqja bullgare 3e-news. Centrali do të ndërtohet pranë qytetit Arad në Rumaninë Perëndimore. Ndërtimi planifikohet të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe të përfundojë në vitin 2025. Pasi të funksionojë, impianti pritet të prodhojë mesatarisht 1 500 000 MWh në vit. Te data e sotme termocentrali më i madh diellor në Evropë është në Spanjë nga Iberdrola - Francisco Pizarro me një kapacitet nga 590 MWh.
Turqia u bë destinacioni TOP-3 i Vitit të Ri për rusët
Pavarësisht rritjes së çmimeve në Turqi, fqinji ynë jugor, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, hyri në TOP-3 destinacionet e Vitit të Ri jashtë Rusisë për rusët, njofton Shoqata Ruse e Operatorëve Turistik. Nga atje saktësojnë se 80 për qind e rezervimeve janë për Antalia, dhe pjesa tjetër - për Stambollin dhe vendpushimet e skive si Kajseri, Palandoken dhe Erzurum. Për Antalia, rusët blejnë më shpesh pushime 7-ditore, duke paguar mesatarisht rreth 4 mijë euro për një paketë turistike për dy.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EULEX Kosovo, Facebook /Nataša Pirc Musar, BGNES, Pixabay
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..