Pas një nate pa gjumë dhe një mbledhje 17-orëshe, deputetët e Komisionit Ligjor Parlamentar pranuan dhe paraqitën në sallën plenare për leximin e dytë të fundit ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me votat e GERB-it, BSP-së dhe DPS-së u kthye fleta e votimit në letër. Me 12 vota “pro” dhe 11 “kundër” u pranua propozimi i GERB-SDS për të mos pasur një rajon zgjedhor me shumë mandate jashtë vendit. Hiqet edhe votimi elektronik në distancë.
Nadezhda Jordanova nga “Bullgaria Demokratike” kundërshtoi që kur nuk kanë një zonë zgjedhore, qytetarët bullgarë jashtë nuk mund të ushtrojnë votën preferenciale.
Hamid Hamid nga DPS tha se mungon metodologjia se sa mandate dhe ku do të merren për rajonin “Jashtë Shtetit”. Sipas tij, jashtë vendit janë rreth 2 milionë bullgarë dhe kjo përbën afro 80 mandate.
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,”..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..