Holanda është e gatshme ta ndihmojë Bullgarinë në trajnimin e pilotëve bullgarë për F-16. Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov pas mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel. Ai theksoi gjithashtu se Bullgaria do të marrë pjesë me personel dhe pajisje në trajnimin e personelit ushtarak ukrainas në kuadër të misionit të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën. Vendi ynë do të trajnojë 60 ukrainas si sanitarë ushtarakë, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli. "Sa do të jetë saktësisht pajisja, nuk mund të komentoj për momentin për arsyen e thjeshtë se ende nuk është sqaruar," shpjegoi Stojanov.
Ai shtoi se është skeptik se pas vitit 2023, aeroplanët MiG-29 të Forcave Ajrore Bullgare do të mund të mbahen në gatishmëri operacionale.Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..