Niveli i papunësisë së regjistruar në vend është 4.3 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në fund të muajit tetor, numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punës arriti në 141 987 ose 3607 më shumë, krahasuar me numrin rekord të ulët të raportuar në shtator. Gjatë muajit u regjistruan 25 482 të papunë të rinj, që është 3168 më shumë se një muaj më parë dhe 150 më shumë se të regjistruarit në tetor 2021.
Të papunët e punësuar në muajin tetor ishin 12 846 dhe vetëm 242 prej tyre gjetën punë përmes zyrave të punës. Pjesa më e madhe e atyre që filluan të punojnë është në sektorin e industrisë përpunuese - 19 për qind, të ndjekur nga ata në tregti – 12.8 për qind, në hotele dhe restorante – 6.7 për qind, në administratën shtetërore – 6.3 për qind, në ndërtim – 5.9 për qind, etj..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..