Lideri i GERB, Bojko Borisov, i tha bTV se partia e tij është gati me përbërjen e një kabineti të ri të mundshëm, në të cilin ai nuk do të jetë kryeministër. Por ky kabinet nuk do të ishte i qëndrueshëm. Sipas tij, "Ngritja bullgare" ka shansin më të madh për të formuar një qeveri me mandatin e tretë. Fjalët e tij shkaktuan reagime të zhurmshme në parlament.
Lideri i "Ngritjes Bullgare" – ish-kryeministri Stefan Janev nga qeveria e përkohshme, shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me të gjitha forcat në parlament dhe nuk përjashtoi mundësinë e emërimit të tij si një figurë kompromisi për kryeministër. Megjithatë, ai kërkoi që përpara se të diskutohen opsione të tilla, forcat politike të fokusohen në mundësitë e formimit të një kabineti me mandatin e parë dhe të dytë.Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global Magnitsky, për të ardhur në pushtet. Ai shprehu besimin në të ardhmen e qeverisë për shkak të..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..