Në një letër dërguar kryeministrit të Holandës Mark Rutte, eurodeputetët bullgarë nga të gjitha grupet politike bënë thirrje që Bullgaria dhe Rumania të mos bëhen pengje të një vendi për anëtarësimin e tyre në Shengen.
"Duhet t'i jepet fund bllokimit 11-vjeçar të paprecedentë dhe të pajustifikuar të anëtarësimit të të dyja vendeve nga Këshilli i BE-së, dhe veçanërisht nga Holanda. Vendimet nuk duhet të varen nga agjenda kombëtare e njërit apo tjetrit shtet anëtar", thuhet në letër. Deputetët e Parlamentit Evropian kujtojnë se misioni i Komisionit në të dy vendet, i mbajtur së fundmi, tregoi se të dyja vendet zbatojnë në mënyrë rigoroze legjislacionin e Shengenit.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..