Të gjitha problemet që lidhen me mbrojtjen e kufirit do të trajtohen nga një grup i përhershëm pune me Turqinë. Në Kuvendin Popullor, zëvendëskryeministri dhe ministër i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev i siguroi deputetët se pala bullgare është në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë fqinje dhe se u ndërmorën të gjitha masat për mbrojtjen e kufirit dhe të punonjësve. Sipas Demerxhiev, presioni i migracionit drejt Bullgarisë po rritet, por policia kufitare bullgare po e përballon shumë mirë. Por, për fat të keq, policia kufitare e mbron me trupat e saj kufirin, sepse nuk është i siguruar mirë teknikisht. Ministri i brendshëm siguroi se u ndërmorën veprime me burimet në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme për sigurimin teknik.
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..