Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.
Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.
Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.
Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..