Gjatë një operacioni të përbashkët të prokurorisë bullgare dhe asaj zvicerane, u zbulua një grup ndërkombëtar i trafikut të qenieve njerëzore. Këtë e ka bërë të ditur në qytetin Llukovit të Bullgarisë Veriore zëvendësprokurori i përgjithshëm Borisllav Sarafov. Autoritetet zvicerane kanë arrestuar gjashtë trafikantë që do të gjykohen në Zvicër. Grupi i ka detyruar shtetasit bullgarë të lypin në territorin e dy qyteteve të Zvicrës, duke u “mbajtur në skllavëri” dhe duke jetuar në kushte të vështira jetese. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore janë nga zona e Llukovitit. Mjetet e realizuara nga lypja janë transferuan kryesisht në Bullgari. Hetimi i rastit ka zgjatur 18 muaj.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..