Komisioni Evropian /KE/ miratoi dhënien e 1.37 miliardë euro grante sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë. Paratë pritet të hyjnë në buxhet në fillim të dhjetorit. Në fakt, shpenzimet do të realizohen në vitin 2023 dhe kjo do të sjellë një buxhet rekord në përputhje me financimin evropian për vitin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Sot kam kënaqësinë të përgëzoj Bullgarinë për përparimin e arritur në zbatimin e programit ambicioz në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Bullgaria ka miratuar reforma të rëndësishme në kuadrin rregullator për luftimin e pastrimit të parave të pista, ka përmirësuar mbulimin e të ardhurave minimale dhe ofrimin e shërbimeve sociale”, theksoi Von der Leyen në deklaratën e saj.Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..