Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës".
Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia dhe Serbia, si dhe studiues të periudhës së Mesjetës bullgare. Do të lexohen edhe kumtesa të studiuesve bullgarë nga Rusia dhe Ukraina. Në forum do të diskutohet kontributi bullgar në shpëtimin e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe të nxënësve të tyre, krijimi dhe përhapja e alfabetit cirilik në botën sllave. Krahas rrënjëve historike do të diskutohet edhe perspektiva e studimeve bullgare. Aktiviteti do të mbyllet me një tryezë të rrumbullakët me temë "Alfabeti cirilik në shekullin XXI".
Më 8 dhe 9 nëntor, të ftuarit e huaj do të udhëtojnë në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Presllav dhe Tërnovo, do të vizitojnë depot e disa muzeve dhe do të njihen me monumentet epigrafike dhe arkeologjike të zbuluara kohët e fundit në Bullgarinë Verilindore.Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të..