Në Ditën e të Vdekurve, më 5 nëntor, përpara Mauzoleumit Ushtarak në varrezat qendrore të Sofjes do të nderohet kujtimi i ushtarëve të rënë bullgarë, njoftoi Sekretariati për Shtyp i Presidencës. Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ritualin ushtarak – përkujtimor.
Pak më vonë, në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rituali tradicional ushtarak-kishtar. Në të do të marrë pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova. Varrezat u krijuan gjatë Luftës së Parë Botërore, kur aty u varrosën 214 ushtarë dhe oficerë bullgarë dhe është varreza e parë ushtarake bullgare e restauruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në oborrin e kishës “Shën Gjergi” janë shtatë monumentet e oficerëve bullgarë të varrosur aty. Ato janë një nga të paktat e ruajtura nga mijëra monumentet e oficerëve bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.
Para ceremonisë përkujtimore, në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Manastir, Ilijana Jotova do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “125 vjet përfaqësim diplomatik bullgar në Manastir” dhe në prezantimin e librit “Dosja Galiçica dhe fati i prishur i Pande Eftimov”.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..