Arushën e murrme 32-vjeçare Svetlla, nga parku i arinjve vallëzues në Belica, tashmë e kapi gjumi i thellë dimëror. Gjatë disa ditëve të fundit, ajo e ka përgatitur vendin me shumë kujdes, thonë veterinerët e parkut. Ata kujtojnë se arusha Svetlla, si shumica e banorëve të Belicës, është një ish "arushë vallëzuese" е cila u shpëtua në vitin 2007. Për vite me radhë, ajo përdorej si një atraksion turistik në vendpushimet përgjatë Detit të Zi dhe në të gjithë Bullgarinë për të fituar para dhe për lypje. Kur "nuk punonte", ajo mbahej e lidhur me zinxhirë në oborrin e shtëpisë së "pronarëve". Pasi u shpëtua, Svetlla po përshtatet shumë mirë me shtëpinë e saj të re në Belica.
Lajmi se arusha Svetlla ka rënë në letargji, i cili u përhap shpejt në rrjetin social Facebook, u mor si shenjë se së shpejti po vjen i ftohti, e bashkë me të edhe dimri. Një detaj kurioz është se kur temperaturat janë më të ulëta, gjumi i arinjve bëhet i gjatë dhe i thellë. Gjatë periudhave të shkrirjes, arinjtë flenë më lehtë. Atëherë ata mund të zgjohen lehtësisht dhe zakonisht janë agresivë, si ata që janë zgjuar rastësisht nga një njeri.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..