Nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi shkollën fillore “Jafe Nov” në Jerusalem me ftesë të kryetarit të Sindikatit të Mësuesve Jafa Ben David. Ajo ndodhet në Izrael për të marrë pjesë në Takimin e XVII Botëror të Mediave Bullgare.
Fëmijët e pritën nënpresidenten Jotova me këngën popullore bullgare “Jovano Jovanke”. Në shkollë ajo u njoh me metodat e reja moderne të të mësuarit, ndër të cilat është loja. Në takimin me mësuesit e përcaktoi arsimin si armën kryesore për të luftuar ndarjen, urrejtjen dhe dhunën.
Ilijana Jotova i dhuroi drejtorit të shkollës një pllakë floriri të shkruar në cirilik.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..