Gati pesë orë u nevojitën deputetëve për të vendosur që shteti ynë të japë ndihmë ushtarake dhe teknike Ukrainës. Propozimi i GERB-SDS dhe “Bullgaria Demokratike” u miratua me 175 vota “pro”, 49 “kundër” dhe një abstenim. BSP dhe “Vëzrazhdane” votuan kundër vendimit të shumicës, ndërsa partia e ish ministrit në detyrë Stefan Janev “Ngritja bullgare” çuditërisht e mbështeti. Qeveria e përkohshme pritet të dorëzojë brenda 30 ditëve projektvendimin për dërgimin e armëve.
Gjatë debateve, Daniell Llorer nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” theksoi se është cinizëm të ruash armatimet sovjetike të shekullit të kaluar dhe të pretendosh se dëshiron një ushtri bullgare të gatshme luftarake për të garantuar sigurinë tonë.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova kujtoi qëndrimin e partisë se interesi kombëtar kërkon që ne të mos sigurojmë armë, sepse kjo do të na bënte palë në konflikt.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..