Para pak kohe komuniteti bullgar në Australi shënoi 45 vjet që kur për herë të parë në eterin e Radios Kombëtare Australiane SBS (Special Broadcasting service/Shërbimi Special i Transmetimit) tingëlluan fjalë amtare. Viti ishte 1977 dhe nga studioja në Melburn u vu fillimi i transmetimeve në gjuhën bullgare për bashkatdhetarët tanë në kontinentin e largët. Shumë shpejt programi fitoi popullaritet në të gjithë Australinë. Radioja SBS transmeton programe në të gjithë 68 gjuhët, që fliten në kontinent. Komuniteti bullgar është ndër më të vegjlit në këtë vend, por ai është i bashkuar dhe nuk e ka humbur lidhjet me atdheun e largët.
Sipas të dhënave zyrtare në Australi banojnë afro 2 mijë bashkatdhetarë tanë, por jo zyrtarisht numri i tyre tejkalon 12 mijë. Shkaku është se në regjistrimin e popullsisë, kriteri kryesor është se çfarë gjuhë flitet në shtëpi. Megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve kanë martesa të përziera dhe në shtëpi komunikojnë në anglisht. “Mirëpo, atë që dimë është se në çdo qytet të madh ka një organizatë bullgare, e cila regjistron anëtarë, organizon shumë veprimtari dhe ka një ide të mirë se sa bullgarë banojnë në shtetet e veçanta. Dhe numri i tyre e kalon seriozisht atë zyrtar” – thotë Filli Ladgman, drejtoreshë ekzekutive e seksionit bullgar të SBS, zëri i nëpunësve të të cilit arrin te dëgjuesit në këndet më të largëta të kontinentit.
Programi i gjuhës bullgar transmetohet si me valë të shkurtra, ashtu edhe me valë të gjata, po kështu edhe me frekuenca digjitale. Krahas kësaj transmetimet botohen edhe si podkast në faqen internet të radios. Lajme nga Australia dhe Bullgaria, intervista interesante me bashkatdhetarë tanë, si dhe komente aktuale si dhe podkaste të veçanta mund të gjenden në uebsajtin në gjuhën bullgare të SBS. Disa prej tyre janë të shoqëruara me tekste bullgarisht dhe anglisht.
“Mbi bazë të analizave të lidhura me qasjet në platformat tona sociale, websajtin etj. evidentojmë se pothuajse 90 për qind e bashkatdhetarëve tanë në Australi ndjekin programet në gjuhën bullgare” – thotë Filli Ladgman dhe shton:
“Në 10 vitet e fundit vërehet një zgjim i komuniteteve bullgare. Njerëzit kërkojnë mënyra për të shënuar festat së bashku, krijohen grupe folklorike ku kërcejnë dhe këndojnë së bashku. Në Melburn, për shembull, ka dy grupe të tilla folklorike, në Sidnei – gjithashtu ka dy. Këto janë organizata spontane në bazë vullnetare. Disa prej tyre merren me donacione, të tjerët - ndihmojnë të porsaardhurit të vendosen, d.m.th. ka një punë vullnetare shumë aktive që po bëhet dhe që tregon këtë bashkim të bullgarëve në Australi.”
Sipas Filli Ladgman bashkatdhetarët tanë me mundësi të mesme dhe më të mëdha financiare pothuajse çdo vit udhëtojnë deri në Bullgari, pavarësisht distancës prej mijëra kilometrash dhe biletave të shtrenjta të avionit. Shumë prej tyre i sjellin fëmijët për t’i njohur me rrënjët e tyre bullgare dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të vendit. Por politika është tema që preokupon më shumë bashkatdhetarët tanë në Australi:
“Bullgarët jashtë vendit, duke përfshirë dhe në Australi, për mendimin tim, janë një kopje e vogël e bullgarëve në Bullgari - thotë Filli Ladgman. - Kohët e fundit isha në Bullgari dhe e di se kudo që shkon njeriu - me miqtë, me të njohurit, me fqinjët, tema është një - politika. Ajo figuron në të gjitha bisedat. Është e njëjta gjë këtu. Bullgarët në Australi janë shumë të interesuar për atë që po ndodh në jetën politike të Bullgarisë - kush qeveris, pse dhe si qeveris... Sepse ky nuk është vetëm atdheu i tyre, por vendi ku jetojnë miqtë dhe të afërmit, gjë me të cilën këta njerëz janë ende të lidhur. Auditori ynë është shumë i interesuar edhe për sukseset e bullgarëve në fushën e artit dhe kulturës. Është interesante të dëgjojnë kur botohen libra të rinj bullgarë apo kur ka ndonjë koncert interesant diku.”
Radio Bullgaria u uron kolegëve të seksionit bullgar të SBS frymëzim në misionin e tyre që të jenë zëri i bashkatdhetarëve tanë në Australi dhe lidhja e tyre shpirtërore me Atdheun!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Filli Ladgman
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..