Në ditën e Iluministëve të Popullit u ngrit solemnisht flamuri kombëtar para Presidencës. Presidenti Rumen Radev pranoi gradën e nderit të Gardës Kombëtare.
Në ceremoninë festive, Radev theksoi se emrat e Shën Ivan Rillskit, Matej Preobrazhenski, Zahari Zograf, Vasill Levski dhe mijëra mësuesve të sotëm janë të lidhur me iluminizmin dhe ringjalljen shpirtërore - një kategori shpirtërore tërësisht bullgare.
“Iluministi nuk është domosdoshmërisht një person i punës intelektuale, ai mund të jetë kushdo që me fjalët dhe veprat e tij u sjell ndriçim të tjerëve. Vetëflijimi, shërbimi i përulur ndaj popullit shpesh zgjon ndërgjegjen më shumë sesa dijen”, tha Radev.
1 nëntori shënon 100 vjetorin e festës së parë të iluministëve të popullit.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..