Në Ditën e Iluministëve Popullor, 1 Nëntor, në kryeqytetin italian hapet ekspozita e parë me vepra të pjesëmarrësve në Konkursin Ndërkombëtar “Këmisha ime e qëndisur bullgare”. Organizatorë janë Instituti Kulturor Bullgar në Romë dhe Asociacioni Kulturor “Asen dhe Ilija Pejkovi” me Shkollë Bullgare “AzBuki” në Romë dhe Kolefero. Kuratore është Ollgar Boseva.
Ekspozita përshin vepra të fëmijëve nga shkollat bullgare të së dielës jashtë shtetit dhe nga shkolla nga Bullgaria, që morën pjesë në konkursin “Këmisha ime e qëndisur bullgare”.
Ideja e konkursit, edicioni i të cilit i gjashtë u mbajt si vjet, është që më 11 maj, kur Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shenjtorët Kirill dhe Metodij, çdo bullgar kudo që të jetë në botë, të veshë një këmishë, bluzë, fustan, kravatë, me qëndisje bullgare. Së bashku me këtë, fëmijët bullgarë nga e gjithë bota thirren të përcjellin ndjenjën e tyre për atdheun përmes fuqisë së artit.
Tani vizatimet e tyre mund të shihen edhe në Galerinë “Bullgaria” në Romë, me adresë: Via Monte Brianzo, 60 - 00186 Roma.
Hapja e ekspozitës është më 1 nëntor në orën 18:00. Veprat e fëmijëve mund të shihen aty deri më 10 nëntor.
Në galerinë tonë më poshtë mund të shihni vizatime të tjera nga konkursi “Këmisha ime e qëndisur bullgare”.
Redaktor: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Asociacioni Kulturor “Asen dhe Ilija Pejkovi”, Itali
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...