Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut u gjobit nga UEFA me 14 500 euro për shkak të sjelljes së tifozëve të kombëtares gjatë ndeshjes me Bullgarinë në turneun e Ligës së Kombeve në Shkup.
Para fillimit të ndeshjes, himni kombëtar bullgar u shoqërua me fishkëllime nga tribuna në stadiumin “Toshe Proeski”, për të cilën Maqedonia e Veriut u gjobit me 10 mijë euro. 4500 të tjera është gjoba për objektet e hedhura nga tifozët vendas.
Futbollisti maqedonas Todor Todoroski, i cili mori karton të kuq për një faull shumë të rëndë ndaj futbollistit bullgar Marin Petkov, u suspendua me një ndeshje.
Bullgaria fitoi 1:0 në Shkup me golin e Kirill Despodov dhe përfundoi e dyta në Grupin C4 me 9 pikë, dy më shumë se Maqedonia e Veriut.
Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut në një ndeshje të Ligës së KombeveCanko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..