“Bullgaria dhe Rumania janë më se të gatshme për t’iu bashkuar Shengenit”. Ky është përfundimi i grupit të punës, i formuar nga ekspertë të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, i cili vizitoi të dy vendet këtë muaj. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Anita Hiper, “rezultatet janë jashtëzakonisht pozitive dhe nuk është gjetur asnjë problem që do të justifikonte ndonjë vonesë të mëtejshme”.
Në fillim të këtij muaji, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që bën thirrje të dy vendet t’i bashkohen me shpejtësi zonës së lëvizjes së lirë. Vetëm Holanda e kundërshton këtë.
KE: Bullgaria, Rumania dhe Kroacia janë gati për ShengeninNëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...