Është ambicia e Kroacisë dhe Bullgarisë që të hyjnë së bashku në Shengen, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në një takim në Zagreb me nënpresidenten Ilijana Jotova.
"Është e rëndësishme që ne dëgjuam edhe një herë mbështetjen e Kroacisë dhe dëshirën për të ecur së bashku në rrugën drejt anëtarësimit në Shengen," vuri në dukje Jotova. “Është e rrezikshme të zëvendësohen kriteret teknike që Bullgaria ka përmbushur me kritere politike. Kjo krijon euro skepticizëm tek qytetarët bullgarë”, tha Jotova dhe shprehu shpresën se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia do të pranohen në Shengen deri në fund të vitit.
Jotova dhe Plenkoviç diskutuan gjithashtu pranimin e ardhshëm të Kroacisë në eurozonë. Jotova e ka komentuar më herët këtë temë edhe me ministrin e punëve të jashtme, Gordan Grlić-Radman.
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..