Një festë muzikore do të mbahet më 27 tetor në sallën e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin. Kjo është nata e dytë e prezantimit të trios Vasill Spasov në kryeqytetin gjerman. Programi është i përbërë tërësisht nga pjesë origjinale të liderit të formacionit - një pianist dhe kompozitor i famshëm xhaz, me pjesëmarrje të shumta në festivale dhe koncerte prestigjioze në SHBA, Francë, Itali, Belgjikë, Holandë, Austri, Gjermani, Kuvajt, Kinë e gjetkë.
“Ftesën për koncert e morëm shumë kohë më parë dhe prandaj jemi shumë të lumtur që më në fund do të arrijmë ta realizojmë”, tha Vasill Spasov për Radio Bullgarinë.
“Do të hapin koncertin me një program autori, ku do të ekzekutojmë edhe pjesë nga bateristi ynë i njohur Prof. Hristo Jocov - një nga emrat më të njohur të këtij zhanri në vendin tonë. Do të luajmë së bashku me saksofonistin Vlladimir Kërparov, i cili prej vitesh jeton në Berlin dhe është shumë aktiv atje. Ai do t'i bashkohet trios për disa shfaqje, si një surprizë për publikun.”
“Më vjen shumë mirë që Radio Bullgaria pasqyron koncertet. Jam edhe më i lumtur që kam mundësinë të luaj me këta muzikantë dhe miq të mrekullueshëm” - tha Vlladimir Kërparov.
Muzikantët po përgatiten edhe për koncerte të tjera jashtë vendit:
“Rreth dy javë më vonë jemi në Paris, kësaj radhe me bateristin Atanas Popov, me të cilin jemi më shpesh në skenë – thotë Vasill Spasov. – Do të luajmë në Institutin Kulturor Korean në kryeqytetin francez – një sallë e bukur me mundësi të shkëlqyera për të luajtur muzikë. Do të jemi shumë të lumtur të takojmë publikun si në Berlin ashtu edhe në Paris. Një pjesë e tij do të jenë përfaqësues të komuniteteve bullgare atje dhe sigurisht që do të jenë të lumtur të dëgjojnë diçka nga Bullgaria. Këto takime janë gjithmonë shumë emocionuese për ne.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet..