Më 27 dhe 28 tetor, kreu i shtetit bullgar Rumen Radev do të vizitojë Moldavinë me ftesë të Presidentes së Moldavisë Maja Sandu. Vizita do të jetë në kontekstin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Moldavisë. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian dhe kushtet për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar të diasporës së shumtë bullgare në vend. Sipas të dhënave zyrtare, komuniteti ynë në Moldavi numëron mbi 50 000 njerëz, dhe bullgarët janë grupi i gjashtë më i madh etnik atje.
Më 28 tetor, kreu i shtetit bullgar do të vizitojë qytetin Taraklija dhe do të marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Bullgarëve Besarabë - 29 Tetori. Dita e Bullgarëve Besarabë është ndër festat më të rëndësishme për komunitetin bullgar në Moldavi. Presidenti do të përshëndesë të pranishmit në një ceremoni në Universitetin Shtetëror të Taraklisë “Grigorij Cambllak”.
Në kuadër të vizitës së tij në Moldavi, kreu i shtetit bullgar do të vizitojë Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski” në Kishinau. Rumen Radev do të bëjë homazhe edhe para monumentit “Shipka” në kryeqytetin moldavian.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..